Kalo te përmbajtja
Posta falas mbi 5.000 L

Dhuratë · nga 1 copë · DTF në Tiranë

Bluza për ditëlindje

Një dhuratë që s'e ka askush tjetër: bluzë ose hoodie me foton, emrin, moshën ose një urim për festën. E krijon online në pak minuta dhe ta sjellim kudo në Shqipëri.

Bluza oversize
nga 1.400 L
Printimi
24–48 orë
Pagesa
Në dorëzim
Posta falas
mbi 5.000 L
Bluzë oversize e bardhë nga para, me vendin ku printohet fotoja ose urimi i ditëlindjes

Shkurt

Te bluze.al krijon një bluzë ose hoodie për ditëlindje me foto, emër, moshë ose urim te Personalizo dhe e sheh para porosisë. Bluza oversize nis nga 1.400 L, hoodie nga 2.400 L dhe çanta pambuku nga 1.300 L. Printohet me DTF në Tiranë për 24–48 orë, dërgohet për 1–3 ditë pune dhe paguhet cash në dorëzim.

  • Dhuratë me foto, emër, moshë ose urim, edhe vetëm 1 copë.
  • Për festën: një dizajn për të festuarin dhe një tjetër për shoqërinë.
  • Porosite disa ditë përpara: printimi 24–48 orë, dërgesa 1–3 ditë pune.
  • Pagesa cash në dorëzim; posta falas mbi 5.000 L.

Çfarë të printosh në një bluzë ditëlindjeje

  • Foto e të festuarit, nga fëmijëria ose një foto e fundit bashkë.
  • Emri dhe mosha, p.sh. «Ana 30» ose «18 vjeç», me datën poshtë.
  • Një urim i shkurtër ose një shaka që e kupton vetëm shoqëria.
  • Viti i lindjes si numër fanelle mbrapa, me emrin sipër.

Për foton, ndiq këshillat te bluza me foto; për emrin dhe stilin e shkronjave, te bluza me emër. Më shumë ide dhuratash gjen te dhurata për ditëlindje me bluza të personalizuara.

Një dhuratë apo bluza për gjithë festën?

  • Një copë si dhuratë: zgjidh veshjen që i festuari e vesh më shumë: bluzë oversize për stinën e ngrohtë, hoodie për dimrin.
  • Bluza për festën: i festuari me një dizajn të veçantë dhe shoqëria me një tjetër (p.sh. «Team Ana»). Çdo bluzë ka masën e vet; për shumë copë na shkruaj në WhatsApp.
  • Çantë pambuku me foto ose emër: dhuratë e dobishme që përdoret çdo ditë, nga 1.300 L.
  • Për çiftin: dy hoodie që plotësojnë njëra-tjetrën, te bluzat për çifte.

Sa kushton

VeshjaPa printimE vogël
deri 10 cm
Mesatare
deri 21 cm
E madhe
deri 30 cm
Shumë e madhe
deri 42 cm
Bluza oversize1.100 L1.400 L1.600 L1.800 L2.000 L
Hoodie2.100 L2.400 L2.600 L2.800 L3.000 L
Sweatshirt2.000 L2.300 L2.500 L2.700 L2.900 L
Çantë pambuku1.000 L1.300 L1.500 L1.700 L1.900 L

Çmimi për copë me printim në një vend. Madhësia matet te ana më e gjatë e dizajnit; çdo vend tjetër me printim (mbrapa, krahu) shtohet sipas madhësisë së vet.

Posta kushton 300 L dhe është falas mbi 5.000 L. Paguan cash kur e sjell korrieri.

Kur ta porosisësh që të vijë në kohë

Hapi Sa zgjat
Printimi, pas konfirmimit me telefon ose WhatsApp 24–48 orë
Dërgesa me korrier në gjithë Shqipërinë 1–3 ditë pune

Për një ditëlindje me datë të caktuar porosite të paktën një javë përpara, sidomos kur porosit për disa persona.

Nga përvoja jonë: urimet e gjata me shkronja të vogla nuk lexohen mbi bluzë. Një emër, një moshë ose dy-tre fjalë të mëdha bien më shumë në sy dhe dalin më mirë në fotot e festës.

Krijo dhuratën e ditëlindjes

Shto foton ose emrin dhe shiko si del. Nga 1 copë, paguan cash kur e merr.

Pyetje të shpeshta për bluzat e ditëlindjes

Bluza oversize me printim nis nga 1.400 L, hoodie nga 2.400 L dhe çanta pambuku nga 1.300 L. Çmimi varet nga madhësia e printimit.
Printohet për 24–48 orë pas konfirmimit dhe korrieri e sjell për 1–3 ditë pune. Për një datë të caktuar porosite të paktën një javë përpara.
Po, nëse është e qartë. Fotografoje nga afër në dritë të mirë ose skanoje; Personalizo pranon PNG, JPG, WEBP ose SVG deri në 25 MB.
Jo. Porosit edhe 1 copë; kur porosit për shoqërinë, çdo bluzë ka masën e vet.
Bluzat oversize, hoodie dhe sweatshirt vijnë në masat S, M, L, XL, XXL.
Personalizo