Kalo te përmbajtja
Posta falas mbi 5.000 L

Rreth nesh

Që nga 2014 kthejmë ide, emra dhe foto në bluza që vishen çdo ditë.

bluze.al është një studio printimi në Tiranë (Bulevardi Bajram Curri, Pallatet e Aviacionit) që punon me bluza, bluza oversize, hoodie dhe sweatshirt të personalizuara. Kemi nisur në vitin 2014 me stampim bluzash për biznese dhe evente, dhe sot printojmë edhe koleksionet tona me artistë, thënie dhe sport.

Si punojmë

  • Printim DTF — ngjyra të forta edhe mbi veshje të errëta, detaje të holla si në foto dhe printim elastik që nuk çahet.
  • Nga 1 copë — pa sasi minimale; po aq mirë edhe për grupe, ekipe dhe biznese.
  • Kontroll me dorë — çdo dizajn i klientit kontrollohet para printimit dhe konfirmohet me telefon ose WhatsApp.
  • Pagesë në dorëzim — dërgojmë me korrier në gjithë Shqipërinë; paguan kur e merr.

Për biznese dhe evente

Printojmë uniforma pune, merch për marka, bluza për evente, festa beqarësh, maturë dhe ekipe sportive. Për sasi të mëdha na shkruaj në WhatsApp për ofertë.

Personalizo