Kalo te përmbajtja
Posta falas mbi 5.000 L

Kushtet e blerjes

Porosia

Porosia konsiderohet e konfirmuar pasi të kontaktojmë në telefon ose WhatsApp. Çmimet janë në lekë dhe përfshijnë printimin; posta shtohet sipas rregullave te Dërgesa dhe pagesa.

Pagesa

Pagesa bëhet cash në dorëzim, te korrieri, kur merr porosinë.

Produktet e personalizuara

Dizajnet me tekst, foto ose logo të klientit printohen vetëm për ty. Klienti garanton që ka të drejtë të përdorë fotot dhe logot që ngarkon. Para printimit të konfirmojmë dizajnin; ngjyrat në ekran mund të ndryshojnë pak nga printimi.

Ndërrimi dhe kthimi

Nëse produkti ka defekt printimi ose nuk është ai që porosite, na shkruaj brenda 3 ditëve nga marrja dhe e zëvendësojmë. Për produktet nga dyqani të ndihmojmë me ndërrimin e masës; produktet e personalizuara nuk kthehen kur janë printuar siç u konfirmuan.

Dizajnet e frymëzuara

Disa dizajne në dyqan janë të frymëzuara nga artistë, sportistë ose marka; ato janë krijime të bluze.al dhe nuk janë produkte zyrtare të tyre.

Personalizo