Si të porosisësh
Pesë hapa, pa pagesë online.
- Hapi 1 Zgjidh dizajnin ose personalizoShiko dyqanin me dizajne gati, ose hap faqen Personalizo dhe shkruaj emrin, ngarko foton ose logon.
- Hapi 2 Zgjidh masënMasat S–XXL. Nëse s’je i sigurt, shiko tabelën e masave ose na shkruaj në WhatsApp.
- Hapi 3 Plotëso adresënEmri, telefoni, qyteti dhe adresa. Nuk paguan asgjë online.
- Hapi 4 KonfirmimiTë telefonojmë ose shkruajmë në WhatsApp për ta konfirmuar porosinë dhe dizajnin.
- Hapi 5 Printimi dhe dërgesaE printojmë me DTF brenda 24–48 orë dhe ta dërgojmë me korrier. Paguan kur e merr.
Pyetje të shpeshta
Bluzat me dizajnet tona nisin nga 1.500 L, bluzat oversize nga 1.600 L dhe hoodie nga 2.500 L. Çmimi i saktë del te çdo produkt dhe kur e personalizon vetë.
Hap faqen Personalizo, zgjidh veshjen, ngjyrën dhe masën, shkruaj tekstin ose ngarko foton/logon dhe shtoje në shportë. Ne të kontaktojmë për konfirmim para printimit.
Me para në dorë kur e merr porosinë (pagesë në dorëzim). Nuk paguan asgjë përpara.
Po. Dërgojmë me korrier në çdo qytet të Shqipërisë, dhe posta është falas për porositë mbi 5.000 L.
Jo. Printojmë me DTF, një printim elastik që nuk çahet dhe i qëndron larjes. Lajeni në 30°C nga ana e kundërt dhe mos e hekurosni direkt mbi printim.
Po, nuk ka sasi minimale. Printojmë qoftë një bluzë, qoftë qindra për grupe, evente dhe biznese.