Privatësia
Të dhënat që na jep në porosi (emri, telefoni, email-i, adresa dhe skedarët që ngarkon) përdoren vetëm për të konfirmuar, printuar dhe dërguar porosinë. Korrierit i japim vetëm emrin, telefonin dhe adresën për dërgesën.
Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat për reklama. Faqja nuk përdor cookies reklamuese; përdor vetëm cookie-n e sesionit që mban shportën.
Fotot dhe logot e ngarkuara ruhen privatisht dhe fshihen pasi porosia të jetë dorëzuar dhe të mos nevojiten më. Për të kërkuar fshirjen e të dhënave, na shkruaj në +355 69 378 9100.